Po përgatiten të sulmojnë Amerikën? Tare: Ja kush i ka nxjerrë dokumentat sekrete, nuk është hera e parë

schedule20:36 - 13 Prill, 2023

schedule 20:36 - 13 Prill, 2023

 

Analisti Auron Tare, në një lidhje skype nga Bostoni me emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, ka komentuar mbi situatën e fundit në të cilën po përballet Amerika, atë të publikimit të dokumentave sekrete.

Tare thotë se këto sekrete i ka publikuar një djalë i ri në një sit-e, por nuk është ky ai që i ka përvetësuar.

Ai shton se Amerika nuk është hera e parë që përballet me situata të tilla, ndryshe nga kundërshtarët e saj.

E para, është një problem i dëbuar shumë në shtypi amerikan. Persona që mendohet se ka nxjerrë dokumentacionet, është një djali i ri nga Boston. Mendohet që e ka nxjerrë në një sit-e me game, pra klub shoqëror.

Kush ia ka dhënë?

60-70 vitet e fundit ka disa ngjarje të rëndësishme të nxjerrjes së sekreteve shtetërore. Amerika gjithmonë është përplasur me këtë problematike, ndryshe nga Lindja.

Amerikanët kanë përgjuar dhe do të vazhdojnë të përgjojnë këdo. Është pjesë e detyrës së tyre. Dalje e të tilla burimeve krijojnë më shumë probleme në publik sesa në administratë” tha Tare.

Në lidhje me dy pistat që ekzistojnë, mendjelehtësi e shërbimeve sekrete amerikane dhe asaj të një teorie konspirative për të treguar që janë të dobët, Tare tha se për këtë është e vështirë të japësh përgjigje të saktë.

Ai shton se dokumenta të tilla mund të kenë dalë nga persona që kanë pakënaqësi nga politika aktuale.

E vështirë të japësh një përgjigje të saktë. Ndonjëherë kanë dalë edhe rastësisht, apo për pakënaqësi të ndryshme.

Kosto e demokracisë?

Ka të tilla raste, kur njerëz të pakënaqur nga politikat nxjerrin sekrete”, tha ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!