Po përgatit një udhëtim? 4 gjërat që duhet të kontrolloni në makinë

schedule08:17 - 27 Qershor, 2023

schedule 08:17 - 27 Qershor, 2023

Vera ka ardhur dhe ju po bëheni gati për të tre ditët që do të kaloni larg shtëpisë. Ke shoqëri, gjen shumë lehtë destinacionet dhe për fat ke edhe një makinë për të shkuar kudo. Puna është se për të kaluar vërtet mirë, nuk dëshironi të keni ndonjë surprizë me mjetet tuaja të transportit.

Më poshtë do të shihni bazat që duhet t’i kushtoni vëmendje në makinë para çdo udhëtimi, të shkurtër apo të gjatë.

  1. Vajrat e motorit

Një nga gjërat më të rëndësishme për t’u kontrolluar është vaji i motorit. Para se të kontrolloni, ndizni motorin dhe prisni 10 minuta. Sigurohuni që të jetë në nivelin e duhur dhe të mos ketë më pak sasi.

  1. Uji i motorit

Nëse niveli i ujit të motorit ka rënë, atëherë duhet të shtoni ujë. Jo ujë rubineti, por ujë special që mund ta gjeni në karburantin më të afërt.

  1. Dritat

Është shumë e rëndësishme që dritat në pjesën e jashtme të makinës të funksionojnë siç duhet. Jo vetëm dritat e natës, por sinjalet e kthesës dhe dritat e frenave.

  1. Indikacionet në pult

Lëreni makinën të ngrohet mirë përpara se të filloni. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të shihni nëse ka ndonjë tregues të vajit, temperaturës ose ndonjë gjë tjetër përpara se të filloni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!