Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për pesë persona të arrestuar pak ditë më parë, si autorë të vjedhjes se vilave në zonën e Saukut në kryeqytet.
Trupa gjykuese vendosi t’i lërë ata në burg, ndërsa siç ka raportuar më herët abcnews.al ky grup personash me precedentë të mëparshëm penal ishte nën vëzhgim nga policia prej 2 muajsh dhe informacioni ishte se do të grabisnin një pikë Exchange.
Lexo edhe: I dënuar përjetë në Itali, si u kap “i rrezikshmi” pjesë e grupit grabitës të vilave luksoze
Po ashtu dyshimet janë se ky grup po përgatiste edhe vjedhjen e banesës së një zyrtari të lartë ku mendonin se do të gjenin shuma të mëdha parash.
Kujtojmë se njëri prej anëtarëve të grupit, Hektor Qirjazi, i njohur edhe si Dorian ishte në kërkim nga autoritetet italiane pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje me armë në banesa. g.v/abcnews.al