Po përgatisnin sulm në Siri, Turqia vret 15 militantë kurdë

schedule09:08 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 09:08 - 28 Dhjetor, 2020

Shteti turk njoftoi se ushtria e saj vrau 15 militantë nga milicia kurde-siriane YPG, e cila tha se po përgatitej për të kryer një sulm në një rajon të Sirisë verilindore të kontrolluar nga Turqia dhe aleatët e saj rebelë sirianë.

Në një ofensivë të vitit të kaluar, Turqia mori në zotërim një shtrirje 120 km të territorit kufitar në Sirinë verilindore nga YPG, të cilën ajo e konsideron një organizatë terroriste të lidhur me milicinë e paligjshme të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), raporton reuters.

“Komandot tanë heroikë i dhanë një goditje tjetër të rëndë organizatës terroriste PKK/YPG. Pesëmbëdhjetë terroristë të PKK/YPG duke u përpjekur të infiltrojnë u neutralizuan me ndërhyrjen e suksesshme të komandove tanë”, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë përmes Tëitter.

Turqia ndaloi ofensivën e saj, e cila u dënua gjerësisht nga aleatët perëndimorë të Ankarasë pasi YPG ishte një aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik, pas marrëveshjeve të arritura me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Turqia mbështet rebelët që kërkojnë të rrëzojnë presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Rusia dhe Irani mbështesin forcat e Sirisë. Që nga viti 2016, Turqia ka pushtuar pjesë Sirisë Veriore në katër ofensiva ndërkufitare për të larguar Shtetin Islamik dhe YPG dhe për të parandaluar një fluks të ri migrantësh nga Siria./abcnews.al