“Po përdoren dronë nën ujë për trafikun e drogës”, Karamuço ngre alarmin: Të mbikëqyret bregdeti

schedule20:06 - 18 Korrik, 2022

schedule 20:06 - 18 Korrik, 2022

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka folur për një metodë të re të trafikut të kokainës. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Karamuço tha se autoritetet spanjolle kanë kapur së fundmi dronë amfibë nën ujë, që mund të transportojnë deri në 80-100 kg lëndë narkotike pa u pikasur.

Eksperti hodhi dyshime se mund të mos jetë e largët dita që të përdoren edhe në vendin tonë, ndërsa theksoi se duhen marrë masa dhe të mbikëqyret bregdeti.

“Janë kapur dronë amfibë nën ujë. Nuk e shoh të largët ditën që të përdoren këto lloj dronësh, që nga Rada deri në brigjet e Qerretit

80-100 kg, pa u pikasur. Duhen përdorur mini radarët. Të merren masa që të mbikqyren jo vetëm portet, por edhe bregdeti”, deklaroi ai.

Lexo edhe: “Ekzekutimi i trefishtë në Fushë Krujë, jo nga profesionistë,” Karamço: Po “eksportojmë” vrasës me pagesë edhe në Itali

Ndër të tjera, Karamuço gjatë bisedës në studio u ndal edhe tek siguria në plazhe. Pak ditë më parë një gomone përplasi pushuesit në breg në Jalë dhe rasti u përsërit sot sërish në Vlorë. Eksperti tha se duhet të shtohen kontrollet siç ndodh me drejtuesit në rrugë.

“Ne i lëmë këta njerëz, pa ditur çfarë rrezikshmërie kanë. Ngjarja e Jalës, ishin në breg. Ka një mungesë të kontrollit. Duhen kontrolluar gjithë kohës, siç kontrollojmë drejtuesit e rrugës. Do të ketë të tjera nëse nuk bëhet”, u shpreh Karamuço. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!