Një 50-vjeçar nga Monza gjeti në shtëpinë e babait të tij të ndjerë, teksa ishte duke e rregulluar atë, një predhë artilerie.
50-vjeçari zbuloi një armë në dukje të padëmshme, por fatmirësisht thirri karabinierët e Monzas, që bën çaktivizimin e predhës brenda saj, para se qytetari ta kishte prekur.
Agjentët në vendngjarje konstatuan një armë të vjetër, të bërë vetë në kushte artizanale, pa markë apo numër serie. Ndërkohë, predha brenda saj daton në Luftën e Parë Botërore dhe i përket artilerisë kundërajrore.
Predha është e kalibrit 35 mm, prodhuar në vitin 1915.
/abcnews.al