Po nxisim krimin..! Çfarë paralajmëron Sokol Bregu mbi “pentitot” pas vrasjeve të bujshme

schedule09:57 - 12 Tetor, 2022

schedule 09:57 - 12 Tetor, 2022

Kronika e zezë dhe ngjarjet e bujshme kriminale ishte tema e diskutimit në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo mbrëmjen e së martës.

Gazetari Sokol Bregu duke marrë shkas nga ngjarja e fundit në Shqipëri ku u arrestuan dy vëllezërit Beqiri të cilët tashmë janë bërë të penduar nga drejtësia.

Bregut tha se duhet të ndryshojë rregulli për të penduarin e drejtësisë, pasi kjo po jep një imazh të gabuar.

Sipas tij me këtë që ndodh sot çdo kush mund të bëjë vrasje me pagesë, pastaj pendohet dhe ka lehtësira të mëdha.

Ne i dhamë edhe këtyre ashtu si dhe Dumanit të drejtën për tu penduar. Por çfarë ndodh sikur të vijnë të gjithë në këtë pikë, që të vrasin për pagesë, dhe pastaj të vijnë të tregojnë dhe të thonë që janë të kërcënuar. Kë nxorën këta, Kasandër Nokën, i cili aktualisht është i dënuar. Duhet ta ndalojmë këtë gjë. Ti vrasës me pagesë dhe bëhesh i dënuar. Ai le të pendohet le t’i shpëtojë burgut të përjetshëm por të bëjë 25 vite burg”, tha Bregu.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!