“Po nuk më gjetën zgjidhje do digjem”, i moshuari hyn në grevë urie para bashkisë së Kurbinit, institucionet e lanë pa banesë

schedule10:45 - 31 Gusht, 2022

schedule 10:45 - 31 Gusht, 2022

Një 70-vjeçar në Kurbin ka protestuar në shkallët e bashkisë, pasi është i pastrehë.

Gjin Bushi, ditën e sotme është future në grevë urie, pasi institucionet nuki i kanë siguruar strehim në ndërtimet e reja në qytetin e Laçit.

Prej disa kohësh, Bushi ka trokitur në dyert e bashksië për të kërkuar strehim, por nuk i kanë dhënë zgjidhje.

Sipas tij, e vetmja zgjidhje është greva e urisë, që e nisi ditën e sotme para bashkisë.

70-vjeçari ka thënë se nëse nuk i gjendet ende një zgjidhje problemit të tij, ai do të vetëflijohet duke u djegur. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!