“Po negociojmë me grupin e Bashës”/ Opozita ndryshe e Dashamir Shehit: Do garojmë me lista të hapura

schedule13:32 - 6 Shkurt, 2025

schedule 13:32 - 6 Shkurt, 2025

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi thotë se është negociata me grupin e Lulzim Bashës, për aleancë në zgjedhjet e 11 majit, teksa ka bisedime edhe me partinë e Enkelejd Alibeajt.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Shehi u shpreh se aleanca e këtyre partive, do të garojë në zgjedhje me lista të hapura.

“Unë gjykoj që jam munduar t’i vë emrin më të përshtatshëm. Ky është realiteti, këto kolegët janë të rinj që janë larguar nga Partia Demokratike. Këtë e kemi bërë edhe në kontekstin elektoral. Ne, mirë apo keq, këtë histori kemi, jemi një grup partish të qendrës së djathtë. Unë jam shtyrë edhe te partitë e reja, por mesa duket nuk do ia mbërrijmë. Me grupin e ziotit Basha po negociojmë. Besoj se brenda afateve ligjore do mbyllet historia. Lista është e hapur, kjo na bashkon. Politika është jetë pubilike, ata e dinë pozicionin tim, idetë e mia. Ne i konsiderojmë kolegë, ne nuk bashkojemi me PS, me Edi Ramën, me të tjerët janë të hapur negociatat. Në zgjedhje do të hyjmë veç e veç. Njerëz që puqen me PS për të bërë një kod që nuk ta pranojnë. Lista e hapur ka dy gjëra të mira”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!