Po ndërtonte pa leje, një objekt afër detit, vihet në pranga 52-vjeçari në Sarandë

schedule11:59 - 5 Qershor, 2024

schedule 11:59 - 5 Qershor, 2024

Janë kapur në flagrancë dy persona në Sarandë. Mësohet se ata po ndërtonin një objekt pa leje në afërsi të detit në Sarandë. Si pasojë, është arrestuar një 52-vjeçar, ndërsa po procedohet penalisht një 71-vjeçar, për shkak të moshës së saj.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i Policisë:

Kapen në flagrancë 2 shtetasit që po kryenin punimet për ndërtimin e paligjshëm të këtij objekti. Vihet në pranga njëri prej tyre, procedohet në gjendje të lirë tjetri.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet se në lagjen nr. 3, Sarandë, po ndërtohej pa leje, një objekt, kanë ushtruar kontroll në zonë.

Nga kontrollet rezultoi se në vendin e quajtur “Heremec”, po kryheshin punime për ndërtimin e një objekti (kioskë), pa leje nga organet kompetente. Gjithashtu, në këtë vend ishte ndërtuar pa leje edhe një tjetër objekt (kioskë).

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin 52 vjeç, banues në Sarandë, i cili kishte financuar ndërtimin e këtyre 2 objekteve, me qëllim përdorimin për biznes.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi 51 vjeç, banues në Sarandë dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për shtetasin 71 vjeç, banues në Sarandë, të cilët u kapën në flagrancë duke kryer punimet për ndërtimin e paligjshëm të objektit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!