Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Po minon demokracinë në vendet kandidate për në BE”, Parlamenti Europian pritet të nisë hetim për Oliver Varhelyi

schedule11:04 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 11:04 - 3 Dhjetor, 2022

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian po kërkon të nisë një hetim për veprimet e Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Ka qenë deputeti holandez i Parlamentit Europian, Thijs Reuten ai që ka shpërndarë lajmin në Twitter, duke thënë se hetimi do të fillojë për shkak të pretendimeve se Varhelji po minon qëllimisht reformat në fushën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendet kandidate për në BE.


“Komisioni i Parlamentit për Punë të Jashtme kërkon një hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim z. Varhelyi lidhur me raportet se ai minon qëllimisht demokracinë dhe reformat e sundimit të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin në BE”, ka shkruar Reuten. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!