“Po mësoja italishten”, Owen zbulon prapaskenën me gjigantin e Serie A

schedule14:18 - 19 Janar, 2021

schedule 14:18 - 19 Janar, 2021

Michael Owen mund të kishte qenë pjesë e Serie A, atëherë kur më të mëdhenjtë luan në Itali. Sulmuesi, i cili ishte pjesë e Anglisë dhe Liverpool, ka zbuluar së fundmi se kishte pasur një opsion të transferohej matanë Adratikut.

“Pas Kupës së Botës në vitin 1998, kur isha te Liverpool, kishte interes nga klubet italiane. Menaxheri im ishte ai që kishte David Platt. Ai kishte marrëdhënie të mira me shumë presidentë. Sigurisht që kishte kontakte me presidentin Massimo Moratti të Interit, si dhe me disa klube të tjera.

Më kujtohet që po merrja mësime të gjuhës italiane në rast se do të më duhej të transferohesha. Nuk ndodhi kurrë, por kur isha i ri futbolli italian ishte më i miri në botë”, është shprehur Owen në një intervistë për Sky Sport Italia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!