Po merrte fëmijët nga shkolla, 23-vjeçari qëllon mjekun 10 herë me thikë në fyt

schedule16:35 - 15 Maj, 2022

schedule 16:35 - 15 Maj, 2022

Një mjek i ushtrisë franceze u godit 10 herë me thikë në fyt teksa merrte fëmijët e tij të vegjël nga shkolla, sipas raporteve.

Mjeku 40-vjeçar i paidentifikuar u sulmua në Marsejë mbrëmjen e djeshme, teksa po kthehej me makinën e tij.

Një person i dyshuar është arrestuar për tentativë vrasjeje.

Ai sapo kishte marrë fëmijët e tij 3 dhe 7 vjeç më 13 maj, kur i dyshuari 23-vjeçar, të cilin policia e ka identifikuar si Mohamed L, e sulmoi, raporton Le Figaro.

Sipas dëshmitarëve, 23-vjeçari para sulmit kishte thënë se po vepronte në emër të Zotit, por oficerët e kanë përjashtuar terrorizmin si motiv pasi kontrolluan shtëpinë e tij.

23-vjeçari u çarmatos nga 4 kalimtarë.

Thika që kishte në posedim  ishte thikë e ushtrisë zvicerane.

Pas sulmit, mjeku është dërguar në spital dhe ndodhet në terapi intensive./abcnews.al/