“Po më shkatërronte jetën”, rrëfehet Kastro Zizo: Lindja e djalit më bëri të lija alkoolin

schedule15:31 - 30 Shtator, 2020

schedule 15:31 - 30 Shtator, 2020

Këngëtari Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë pak kohë më parë dhe lindja e Dantes ishte një pikë kthese në jetën e tij.

https://www.instagram.com/p/B9_5T7Dlu3l/?utm_source=ig_embed

I pyetur nga Isli Islami, Kastro tregoi se Dante solli një “revolucion” të brendshëm tek ai duke e bërë të marrë vendime të rëndësishme, siç është lënia e alkoolit.

“Kam pasur revolucion të brendshëm me lindjen e djalit. Kam reflektuar dhe kam lënë alkoolin, i cili më ka turbulluar për shumë kohë dhe më ka shkatërruar në raport me ata që doja”, u shpreh Kastro i emocionuar.

Ai shtoi se njeriu duhet t’i rikthehet të shkuarës për të reflektuar pasi jeta jonë është si një hard-disk dhe duhet të ruajmë gjërat më të mira nga ato që kemi kaluar. Gjithashtu, këngëtari deklaroi se tre fëmijët e kanë bërë më të përkushtuar pasi trupi dhe qenia e tij janë shkrirë për Dankan, Nia dhe Dante. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!