“Po mbyllen shumë dosje”, gazetarja: Prokurorët e SPAK deri në fund të pranverës do jenë më të kërcënuar

schedule22:51 - 8 Prill, 2024

schedule 22:51 - 8 Prill, 2024

TIRANË- Gazetarja e njohur Anduena Llabani, tha se prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) nga fundi i pranverës do janë më të kërcënuar seç janë aktualisht, kjo për shkak se shumë “dosje të nxehta” të politikës dhe krimit po shkojnë drejt fundit.

Gjatë diskutimit në “360 Gradë” me gazetarin Artur Zheji, Llabani shtoi se familjarët e prokurorëve të SPAK vazhdojnë ruhen edhe jashtë shtetit.

“Unë jam personalisht një ditë po një ditë jo në atë godinë. Prokurorët e SPAK deri në fund të pranverës do jenë më të kërcënuar seç janë, për shkak të mbylljes së hetimeve që kanë nisur prej vitesh. Sot familjarët e prokurorëve që kanë në dorë dosje të nxehta ruhen edhe jashtë shtetit”, tha Llabani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!