Po mbante radhën për ushqime, vritet një student në Ukrainë

schedule10:32 - 2 Mars, 2022

schedule 10:32 - 2 Mars, 2022

Një student indian ka humbur jetën gjatë sulmeve ruse në Kharkiv të martën. Naveen Shekharappa Gyanagoudar, ishte një student i vitit të katërt të mjekësisë në Universitetin Kombëtar të Mjekësisë, tha Sekretari i Jashtëm i Indisë, Harsh Shringla gjatë një konferencë për shtyp, shkruan CNN

“Ai ishte duke pritur në radhë për të marrë ushqime në momentin kur u qëllua,” tha kushëriri i tij Kantesh Gyanagoudar për CNN të mërkurën, duke shtuar se Naveen kishte planifikuar të largohej për në Poloni po atë ditë.

Deri më tani më shumë se 9,000 shtetas indianë janë evakuuar ndërsa pjesa tjetër ndodhen në zona më të sigurta, tha një zyrtar indian të martën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!