Po mahnit një Evropë të tërë, Girona gati të forcojë skuadrën për “luftën” e titullit të La Liga

schedule10:16 - 14 Nëntor, 2023

schedule 10:16 - 14 Nëntor, 2023

Pjesë e “City Football Group”, spanjollët e Girona po kthehen në ekipin e dytë më të mirë të sheikëve të Abu Dabit, teksa pas 13 ndeshjes të zhvilluara në këtë edicion të La Liga kanë arritur të regjistrojnë plot 11 fitore, 1 barazim, si dhe vetëm 1 humbje, ndaj Real Madrid, duke u pozicionuar kështu në vedndin e parë të tabelës, në kampionatin spanjoll, me 34 pikë, 2 më shumë se “galaktikët” e 4 më shumë se Barça e vendit të 3-të.

Tashmë, dordi drejtues, si dhe tekniku Miguel Angel Sanchez Munoz, Michel, kërkojnë të vazhdojnë formën fantastike të skuadrës së tyre dhe pse jo të ëndërrojnë për trofeun e parë të klubit, mirëpo arritja e trofeut kërkon përforcime të reja, gjatë merkatos së dimrit, sidomos në repartin defensiv.

Më konkretisht bëhet fjalë për “shkatërruesin” e mesfushës së Barcelona, Oriol Romeu, me 32-vjeçari, që iu bashkua “katalanasve” gjatë verës, për shifrën e 3.7 milionë eurove, mirëpo minutat e pamjaftueshme me fanellën “blaugrana”dhe për këtë arsye “veterani” i mesfushës po mendon një rikthim, në huazim të thjeshtë te Girona. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!