Po lë “gjurmë” në La Liga, Manchester City gati milionat për “yllin” e Girona

schedule21:56 - 3 Janar, 2024

schedule 21:56 - 3 Janar, 2024

Ndër ato ekipe që ka bërë surprizën këtij sezoni është edhe Girona, me spanjollët, që aktualisht mbajnë vendin e dytë në La Liga, me vetëm 1 humbje dhe mund të thuhet seriozisht se është një ndër pretendentët kryesorë për tiullin kampion, të këtij sezoni, të La Liga, ku padyshim një nga proganistët e këtij ekipi është edhe anësori brazilian i sulmit, Savio.

Për shërbimet e këtij të fundit interesohen, “qytetarët” e Manchester City, pronari i të scilës zotëron jo vetëm “qytatarëve”, por edhe disa klube të tjera, ku ndër to është Girona, si dhe francezët e Troyes, klub nga i cilli, braziliani u ble verën e shkuar, nga Botafogo, për t’u huazuar fillimisht te PSV Eindhoven e më pas kaloi te Granada.

Tashmë, duke parë edhe dëmtimet, që pësohen herë pas here, në radhët e “qytetarve”, këta të fundit pritet të hidhen në sulm, në merkaton e dimrit për 22-vejçarin, i cili këtë sezon ka shënuar plot 6 gola e ka dhuruar 5 asistime, në 20 ndeshjet e zhvilluara në kampionat e Kupë, teksa pritet, që të kalojnë në arkat e Girona plot 40 milionë euro për shërbimet e “yllit” latin. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!