KUKËS- Në “Gostili i vjetër”, në Kukës, një 81-vjeçar, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81-vjeçarit.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ abcnews.al