“Po ky, çfarë thotë”, Atletico Madrid reagon në Twitter për gabimin në finale

schedule13:56 - 15 Maj, 2020

schedule 13:56 - 15 Maj, 2020

Në vitin 2016 Atletico Madrid humbi finalen e Champions League kundër Real Madridit në “San Siro”. Ajo ishte finalja e dytë brenda tre vitesh që të besuarit e Diego Simeones humbisnin ndaj rivalëve të përjetshëm.

Të gjithë tifozët e mbajnë mend gabimin e gjyqtarit Mark Clattenburg, në golin e parë të “galaktikëve”, sidomos ato të Atleticos. Gati katër vite pas asaj ndeshjeje, ish-gjyqtari iu rikthye atij episodi, duke pranuar gabimin.

“Në finalen e “San Siro”, Reali shënoi, por goli ishte pozicion jashtë loje. Ne e mësuam pas përfundimit të pjesës së parë. Ishte një situatë e vështirë dhe asistenti im gaboi. I dhashë Atleticos një penallti, sapo filloi pjesa e dytë, kur Pepe shkaktoi një faull ndaj Fernando Torresit. Pepe ishte shumë i inatosur dhe më foli anglisht, duke më thënë që nuk ishte penallti. ‘As goli juaj i parë nuk duhej dhënë’ iu përgjigja unë. Aty e mbylli gojën”.

“Njerëzit mendojnë se kjo tingëllon e çuditshme, sepse dy gabime nuk bëjnë një vendim të drejtë. Edhe gjyqtarët nuk mendojnë ashtu, por futbollistët po. E dija se duke i thënë ashtu, do ta pranonte vendimin”, shkruante Clattenburg, në “Daily Mail”.

Klubi i Atletico Madrid, ka reaguar pas qëdrimit të arbitrit, teksa kanë postuar faksimilet e artikujve të Marca, AS dhe Mundo Deportivo. Postimi është shoqëruar me e një emoji, duke u menduar për fjalët e gjyqtarit. /abcnews.al

 

Reagimi i Atletico Madrid