Eksperti i shëndetit publik në Londër, , ishte i pranishëm sot në ABC Live, duke u shprehur se vjeshta dhe dimri do të sjellë probleme të reja për sa i përket infektimeve me covid dhe me viroza të tjera.
Shapo theksoi se covid ka treguar se është i aftë të ndryshojë dhe këtë dimër mund të pësojë një tjetër mutacion.
“ Nuk dimë ende se sa zgjat imuniteti ndaj Covid. Variantet e reja treguan se covid është i aftë të ripordhojë veten. Dhe si një virus, replikon veten dhe do të mbijetojë. Ndryshimi është tek shpejtësia e infektimit. Kemi para 5 variante. Kemi një variant të çuditshëm. BA5 ishte më i shpejti. Janë viruse që e anashkalojnë barrierën. Tani është vënë re që nëse dikush ka kaluar covid. Nëse do kalonte infeksionin me omicron, mbrojtja do jetë më e mirë nëse do kishte kaluar edhe një rast më para. Mbrojtja njerëzore është më e mirë, se luftojnë gjatë gjithë jetës.” tha mjeku.
Dr Leidon Shapo ka theksuar se në vendin tonë sigurisht që ka pasur shumë më tepër të infektuar dhe të vdekur nga sa është raportuar.
“Janë shumë më tepër raste sesa nga ato që dalin. Vetëm një pjesë shumë e vogël shkon në spital. Por rëniet e imuniteti po sjellin probleme virozësh. Janë elemente që do sjellin në vjeshtë dimër probleme dhe pa variant të ri. Por shtimi i një varianti tjetër është më problem. Këtu futen në lojë vaksinat.
“Ka pasur më shumë vdekje. Është vërtetuar shkencërisht” tha mjeku.
Për sa i përket vaksinës, sipas tij në të ardhmen do të zhvillohet një vaksinë që mbron nga të gjitha variantet.
“Janë dy vaksina, ku gjysma janë me virusin origjinal të Whanit dhe gjysma është më atë mutacion të Afrikës së Jugut. Kjo kishte një mbrojtje më të madhe. Ka disa kombinime. E ardhmja është që të krijohet një multi vaksinë me kombinim të shtameve që ishin me ato të reja.”
/abcnews.al/