Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po krijohet mekanizëm mbrojtës”/ Rumando: Kryeministri kufizon Prokurorinë për masat e arrestit

schedule21:02 - 16 Shkurt, 2026

schedule 21:02 - 16 Shkurt, 2026

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, avokati Gentian Rumano u shpreh se ndryshimet synojnë të krijojnë një “mekanizëm mbrojtës” për funksionarët publikë. Sipas tij, Kryeministri nuk mohon të drejtën e Prokurorisë për të hetuar apo për të kërkuar dënime, por vendos kufizime te masa e sigurisë, duke theksuar se kompetenca për emërimin, shkarkimin apo pezullimin e një ministri i takon ekskluzivisht kreut të qeverisë.

“Po krijohet një mekanizëm mbrojtëse. Kryeministri nuk thotë që nuk do të të pranohen kërkesat, sepse mund të kesh një kërkesë të drejtë, ama për disa subjekte që unë I gjykoj që nuk janë të drejta, ke të drejtosh të hetosh, ke të drejtën ta dënosh madje edhe me burgim, por tek masa e sigurisë është e ndaluar. Kryeministri i thotë Prokurorisë që tagerin për të larguar një ministër e kam unë, për të emëruan e kam vetë unë, tagerin për të pezulluar një ministër e kam vetëm unë”, tha Rumano.

Nga ana tjetër, Arbër Hoxha kundërshtoi argumentin se këto ndryshime përbëjnë risi, duke deklaruar se Kodi i Procedurës Penale funksionon mbi modele të ngjashme me ato të Italisë dhe Francës, ku masa ndaluese lejohet si për kryeministrin, ashtu edhe për ministrat. Ai shtoi se, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda meriton vlerësim, ngjarje të rënda si “21 Janari” dhe shpërthimi i Gërdecit mbeten plagë të hapura për drejtësinë dhe politikën në vend.



“Ne nuk e kemi shpikur Kodin e Procedurës Penale, masa ndaluese lejohet qoftë për kryeministrin, qoftë edhe për ministrin, funksionin njësoj si në Itali ashtu edhe në Francë. Prokuroria e Krimeve të Rënda është për t’u përgëzuar, por për politikën u vranë 4 veta më “21 Janar” nuk u bë asgjë, ashtu edhe në Gërdec”, tha avokati Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!