“Po keq menaxhon pandeminë”, PSD dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Arben Vitia

schedule09:41 - 23 Shtator, 2021

schedule 09:41 - 23 Shtator, 2021

Partia Socialdemokrate sot do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Në një njoftim për media, PSD bën të ditur se kallëzimi penal do të dorëzohet në orën 13:00.

“Sot, me datën 23 shtator (e enjte), duke filluar nga ora 13:00, Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori, në lagjen Veternik”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ngritjen e këtij kallëzimi penal e kishte paralajmëruar ditë më parë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj shkroi në një postim në Facebook se Vitia nuk po e menaxhon siç duhet pandeminë.

“Arben Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë. Veprimi i datës 12 gusht ka rezultuar me pasoja fatale për njerëzit. Ai ka vepruar në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme dhe ka shpërdorur detyrën zyrtare. Kjo nuk do të kalojë lehtë. Një kallëzim penal e pret ditëve në vijim. Për fillim…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!