Po kalonte me kamion në Zveçan, 6 persona sulmojnë shqiptarin me gurë

schedule10:30 - 18 Qershor, 2023

schedule 10:30 - 18 Qershor, 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Shqipëria është sulmuar me gurë nga disa persona në Zveçan. Mësohet se ai ka qenë në kamion kur është sulmuar. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 19:00.

“Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia e Kosovës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!