Po i jepte ndihmë militantit të plagosur, vritet mësuesi

schedule08:29 - 20 Janar, 2023

schedule 08:29 - 20 Janar, 2023

Një mësues 57 vjeçar palestinez është qëlluar për vdekje nga forcat izraelite ndërsa po i jepte ndihmën e parë një militanti të plagosur.

Babai i 6 fëmijëve Jawad Bouaqneh humbi jetën jashtë shtëpisë së tij në Jenin, pranë një kampi refugjatësh, në një kohë kur ushtria izraelite po zhvillonte një operacion në Bregun Perëndimor.

Vdekja e tij e çoi në 17 bilancin e viktimave mes palestinezëve gjatë këtij muaji, si pasojë e të shtënave nga ana e trupave izraelite.

Në një reagim për këtë ngjarje, Ministria izraelite e Mbrojtjes bëri me dije se trupa ushtarake u përballën me të shtëna masive nga militantët palestinezë dhe u detyruan që të përgjigjeshin në të njëjtën mënyrë.

Në lidhje me mësuesin e vrarë, ministria izraelite u shpreh se një hetim është duke u zhvilluar.

Një nga dëshmitarët e ngjarjes tregon se Jawad iu përgjigj përgjërimeve për ndihmë nga një militant i plagosur pranë shtëpisë së tij. Kur ai po e tërhiqte të plagosurin për ta future në shtëpi u qëllua nga forcat izaelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!