“Po i jap lamtumirën gjësë më të bukur në karrierë”, Di Maria paralajmëron largimin nga Kombëtarja

schedule18:36 - 23 Nëntor, 2023

schedule 18:36 - 23 Nëntor, 2023

Angel Di Maria është gati të tërhiqet nga Kombëtarja Argjentinase. Sulmuesi 35-vjeçar, i cili vesh fanellën e vendit të tij që prej 2008-ës ka deklaruar se ka vendosur tashmë tërheqjen, e cila do të vijë në fund të këtij sezoni.

“Me gjithë keqardhjen time njoftoj se do t’i jap lamtumirën, gjësë më të bukur që më ka ndodhur gjatë gjithë karrierës sime”,- thuhet të jetë shprehur kampioni i Botës me Argjentinën.

Sulmuesi debutoi me Argjentinën në vitin 2008 dhe që atëherë numëron 135 ndeshje dhe 29 gola të shënuar, teksa me fanellën ‘albiceleste’ ka fituar çdo trofe të mundshëm, përfshi edhe Kupën e Botës një vit më parë në Katar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!