Policia Federale gjermane ka ndaluar katër shqiptarë nga Kosova në kufirin e shtetit gjerman. Katër personat, anëtarë të së njëjtës familje ishin shtirur si shtetas francezë dhe në momentin e kontrollit policia gjeti pasaportat e tyre të vërteta në bagazhet e tyre.
Burri 41 dhe gruaja 34-vjeçe, bashkë me dy fëmijët e tyre u treguan policëve dokumente franceze të identifikimit
Kur kontrolluan letërnjoftimet, rojet e kufirit (policët) kuptuan se ato ishin të falsifikuara. Policia Federale gjeti pastaj katër pasaportat e vërteta të tyre.
Një krahasim i të dhënave personale me sistemin e kërkimit policor tregoi se familja ishte dëbuar nga autoritetet gjermane në vitin 2019 pasi kërkesa për azil u ishte refuzuar dhe për ta ishte vendosur ndalimi i hyrjes në Gjermani.
Ata nuk mund të jepnin adresën e tyre në Francë dhe as të flisnin frëngjisht.
Në fund, 41-vjeçari pranoi se donte të vendosej me familjen e tij në Gjermani dhe se për këtë qëllim ai kishte siguruar katër letërnjoftime të falsifikuara në Serbi. m.v/abcnews.al