Po gjuante për peshk, 44-vjeçari në Dibër humb krahun pas shpërthimit të dinamitit

schedule12:47 - 7 Qershor, 2021

schedule 12:47 - 7 Qershor, 2021

Robert Hoxha 44-vjeç ka humbur krahun ditën e djeshme teksa ka qenë duke gjuajtur për peshk me lëndë plasëse të dyshuar dinamit.

Ngjarja ka ndodhur në lumin Drin në zonën e Muhurrit, në afërsi të shtëpisë së tij. 44 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe është nisur drejt Tiranës pasi lënda plasëse i ka këputur krahun.

Policia ka nisur procedim penal në ngarkim të tij për veprat penale të gjuetisë së paligjshme dhe prodhimit dhe përdorimit të lëndëve plasëse pa leje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit R. H., 44 vjeç, banues në Dibër,  pasi duke gjuajtur peshk në lumin Drin, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale, ku për pasojë është  dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia. m.v/abcnews.al