Futbollisti më i dekoruar në histori, Dani Alves, ndodhet në burg për më shumë se tre muaj me akuzën e përdhunimit.
Alves u arrestua më 20 janar pasi një vajzë e akuzoi se e kishte përdhunuar në tualetin e një diskoteke. Braziliani i famshëm ka udhëtuar drejt Barcelonës pas eliminimit nga Botërori i Katarit dhe më pas ka mbërritur akuza për përdhunim.
Gjykatësi refuzoi kërkesën e avokatit të tij për lirimin e Alves me kusht. Tani, shoku i dhomës i Alves ka zbuluar gjendjen e brazilianit.
“Dani po bëhet gjithnjë e më i dobët. Ndonjëherë duket i trishtuar. Ai i shmanget shoqërimit sepse të burgosurit e tjerë e shajnë. Më shpesh ai ulet në dhomën e ndenjjes dhe shikon TV, zbuloi shoku i dhomës së Alves nga burgu.
Un compañero de prisión de Dani Alves dice que está “demacrado” y que le gritan “violador” https://t.co/0TfW7pP2OO
— La Patilla (@la_patilla) May 8, 2023
Ai tha se Alves ndonjëherë ka privilegje, por këto privilegje nuk kanë të bëjnë me ushqimin.
“Ai ha saktësisht të njëjtën gjë që na japin. Sa i përket akuzës, ai pretendon se gjithçka është e rregulluar dhe se do të jetë i lirë”, tha shoku i dhomës së Alves.
Ndryshe, Alves përballet me 12 vjet burgim dhe procesi gjyqësor duhet të përfundojë pas disa muajsh.
Braziliani është futbollisti më i dekoruar në histori me 43 trofe të fituar, por ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, Lionel Messi e ndjek nga pas me (42). /G.D abcnews.al/


