“Po diskriminoni katolikët për Krishtlindjen”, Rakacolli i përgjigjet George Frendos në ABC

schedule12:18 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 12:18 - 22 Dhjetor, 2020

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli i është përgjigjur Imzot George Frendos lidhur me letrën e këtij të fundit për kremtimin e Krishtlindjes në masa kufizuese. Ajo tha se do të shqyrtohet kërkesa e tyre por nuk mundi të japë një përgjigje nëse do të ketë ndryshim.

“Nuk do thoja që ai ka bërë një ankimim. Ai ka bërë një letër ku ka vënë në vëmendje kufizimin deri në orën 22:00. Ai ka shkruar një letër. Njoftim është. Nuk është diskriminues. Kisha Katolike ka bërë një punë të mirë gjatë pandemisë. Ne nuk kemi qenë në dijeni të këtij përshtatje që i është bërë kremtimit të krishtlindjeve. Ne nuk kemi qenë në dijeni të vendimit për kremtimin. Do ta shohim. Nuk e di nëse mund të ketë një ndryshim“, tha Rakacolli.

Rakacolli u shpreh se vendimi nuk ka për qëllim të diskriminojë festën e të krishterëve apo ortodoksëve por të mbrojë shëndetin duke qenë se në periudhë festash qytetarët janë të prirur të grumbullohen.

“Masat e reja merren për shkak të festave. Është e pritshme që njerëzit në kohë festash gëzojnë me njëri-tjetrin më tepër. Duke parë eksperiencën që njerëzit grumbullohen më shumë është marrë masë për të pasur mbrojtje më të mirë të shëndetit publik”, u shpreh Rakacolli./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!