Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një konference për shtyp, ka reaguar lidhur me protestën dhe bllokimin e shkaktuar nga kontrollorët e “AlbControl” në Rinas, ku për pasojë janë pezulluar fluturimet. Balluku thotë se shteti nuk ka asnjë involvim financiar në AlbControl dhe nuk mund të plotësojë kërkesën e tyre për të plotësuar pagat e ulura për shkak të përgjysmimit të punës.
Balluku ka argumentuar në fjalën e saj se përderisa trafiku ajror ka rënë gjatë pandemisë, Balluku zbulon se më parë këta kontrollorë kanë pasur rroga deri në 4 milion e 440 mijë lekë, kurse tani i kanë 2 milion e 449 lekë.
Më tej Balluku ka shtuar se kjo është një fushatë politike. Ajo ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Më tej Balluku ka shtuar se kjo është një fushatë për t’i nxirë fytyrën Shqipërisë pasi nuk duan që të vijnë vaksinat.
“Prej ditësh ka pasur interes politik. Kam ndjekur Sali Berishën që ka një lumturi shumë të madhe të thotë se si do mbyllet aeroporti i Rinasit. Se si do bllokohet gjithçka. Unë e kuptoj sepse e gjitha kjo është një organizim politik. Për shkak të fushatës dhe të gjitha skemave politike që po aplikohen Sot nuk do të vijnë dot vaksina kundër covid. Ishin planifikuar që të vinin sot pasdite për të vazhduar vaksinimin. Sot për shkak të kësaj fushate për të nxirë faqen e Shqipërisë për të prishur imazhin e vendit. Si zakonisht po ndodh edhe një tjetër se po afektohet e gjithë popullsia që nuk duhet të ndodh. Sot që është i sëmurë nuk mund të kthehet. Sepse kontrollorët janë të mërzitur se paga është 2490 dollar. Sepse nuk do Sali Berisha që edhe një herë ka përdorur një gjuhë të ashpër duke gëzuar në problemet që ky vend has. Cudi e madhe se si ushqehet.”
“Unë do t’i kërkoja Presidentit të Republikës i cili i ka takuar më parë i ka takuar dhe i ka informacion kontrollorëve të trafikut ajror. Do të doja të dija nga zoti Meta a mendon se do të duhet të bllokohet ardhja e vaksinave”? A duhet vendi të kapet peng është një grusht shtetit, a duhet të kapet nga disa persona të cilat janë të stresuar me pagën 2490 dollare dhe nëse nuk ja bëjnë 4490 dollarë atëherë ato do të mbajnë vendin peng. Erdha në Rinas, ose të iki dhe të bjerë vendimi i këshillit mbikëqyrës erdha të flas me ato se kjo nuk është një lojë këtu preket çdo qytetar dhe siguria e qytetarëve dhe lëvizja e lirë e qytetarëve. Nuk është një lojë nga ky moment do të nda duhet të marrim disa masa ligjore. Nuk do të jenë të mira për maskën dhe do të jenë edhe për navigimin ajror. Të gjithë kontrollorët e trafikut ajror janë trajnuar në akademitë më të mira”.
Ndërkohë sipas Ballukut bojkotimi i punës për kontrollin ajror është vepër penale dhe ndëshkohet ligjërish.
‘Ka pasur një dialog të vazhdueshëm dhe të hapur me kontrollorët e trafikut ajror. Si mund ti jepet zgjidhje një problemi për të marrë edhe 2000 dollarë më shumë, për të gjitha ata punë të rëndësishme. Kam dëgjuar se kush ishte skenari për ta zgjidhur këtë ngërç financiar. Në një mënyrë të paprecedentë, ne edhe kur flasim për kontrollorët, pashë gjatë takimit që kishte njerëz që donin të gjenin zgjidhje. Pamë edhe njerëz që bulonin. Kjo është një situatë e cila rëndon çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë futet në cënimin e sigurisë kombëtare, nga ky moment do të ketë marrje masash nga ana e shtetit ligjor, por edhe ndëshkim, të gjithë kontrollorëve të trafikut ajror u bëj thirrje të kthehen në detyrë gjatë ditës së sotme për të stabilizuar situatën dhe për të vijuar punën, janë paguar prej vitesh.’- tha Balluku.
- Kërkesat e kontrollorëve
– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi. - 13 fluturimet e anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim / E .L/abcnews.al/