Prej dy ditësh Myanmari është në qendër të vëmendjes së mediave botërore për shkak se ushtria kreu një grusht shteti duke shpërndarë parlamentin.
Me dorë të hekurt ushtarakët kanë burgosur liderët e vendit, përfshi edhe nobelisten e paqes Aung San Suu Çii dhe zyrtarë të tjerë, raporton abcnews.al.
Lagu Ampun Bang Jago melatarbelakangi kudeta Myanmar ??? pic.twitter.com/U2GAHkfiwN
— Asumsi (@asumsico) February 2, 2021
Grushti i shtetit ndodhi në mëngjes herët kur jeta sapo kishte nisur në shtetin me 53 milion banorë.
Diçka e madhe dhe e rëndë po ndodhte në vend, gjë që do të ndryshonte historinë e vendit, por kjo mësuese aerobie në video nuk ishte në dijeni të asgjëjë.
Ajo vazhdoi ushtrimet duke mos ditur se pas shpinës së saj po kalonin autokolona ushtarake dhe po transmetonte live në internet grushtin e shtetit.
Ajo kuptoi se çfarë po ndodhte fill pas përfundoi ushtrimet. /abcnews.al