Po bënin mësim, 11 nxënës helmohen në laboratorin e shkollës

schedule11:11 - 20 Mars, 2019

schedule 11:11 - 20 Mars, 2019

11 nxënës në Bulqizë përfunduan në spital me shenja helmimi. Sipas të dhënave të para, ata ishin në laboratorin e kimisë. Ndërkohë pritet të mësohen shkaqet e helmimit te nxënësve të klasës së gjashtë.

Në fund të orës së mësimit nga një laborator përfunduan këtu në spital.

Janë 11 nxënës nga 15 që ka gjithsej klasa e gjashtë e shkollës 9-vjçare Shfqet Tançi në Bulqizë.

Ata thonë se eksperimentonin për formimin e objekteve, duke përdorur sapun të dikurshëm. Por nuk ka vonuar dhe po ndjeheshim mire

Mjeku Pediatër në spitalin e Bulqizës Elton Keta tha se fëmijët u paraqitën me dhimbje barku e të vjella. Do t’i nënshtrohen analizave për të vërtetuar shkaqet e vërteta të helmimit.

Fëmijët i ka vizituar edhe nënprefekti Avni Muliu.

Fëmijët morën mjekim për disa orë dhe pasi gjendja e tyre shëndetësore u normalizua ata u larguan për në shtëpi. Por ende nuk dihet nëse ka qenë shkak një sapun apo diçka tjetër ajo që u shkaktoi shenjat e toksikimit të vegjëlve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!