“Po bëni zhurmë”, detaje nga ngjarja në Tiranë: I plagosuri po luante domino poshtë pallatit, 38-vjeçari i nguli thikën në gjoks

schedule19:14 - 1 Nëntor, 2022

schedule 19:14 - 1 Nëntor, 2022

ABC mëson detaje nga ngjarja e sotme ku mbeti i plagosur me thikë Ardian Ismaili.

Policia njoftoi se rreth orës 18:25 te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Mirvjen Celaj, 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin Ardian Ismali, 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

47-vjeçari ka qenë duke luajtur domino me një person tjetër në momentin e konfliktit.

Autori ka dalë nga shtëpia dhe ka pretenduar se ata po bënin zhurmë.

Pas konflikti verbal, sherri ka agravuar në përplasje fizike. Më pas autori ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në gjoks.

Ismaili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/