Princi Charles i Uellsit, prej disa ditësh ndodhet në një vizitë zyrtare në Zelandën e Re.
Mirëpo gjatë kësaj vizite Princi është vënë në siklet. Gjatë turit, ai është pritur nga një burrë lakuriq, ndërsa 71 vjeçari ka bërë një fytyrë paksa të habitshme.
Ndërkohë, mediat e huaja bëjnë me dije se kjo është pjesë e traditës dhe burri i zhveshur është një ushtar Maori.
Në këtë udhëtim, Charles shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Camilla. Por kjo e fundit nuk ishte e pranishme në momentin kur Princi u prit në këtë mënyrë./abcnews.al