“Po bën detyrën si kryeministër”/ Majko: Nga Kurti kërkohet vetëm koordinim me Perëndimin dhe NATO-n

schedule20:40 - 26 Shtator, 2023

schedule 20:40 - 26 Shtator, 2023

Ish kryeministri, aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën detyrën e tij, duke dashur të vendosë ligjshmërinë në të gjithë vendin.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh se nga Kurti kërkohet vetëm koordinim me Perëndimin dhe NATO-n.

“Albini nuk është një politikan i rastësishëm, madje mund ta quash me plot gojën, një kafshë të mirëfilltë politike, por jo në sensin negativ, por në sensin pozitiv të komplimentit. Po ndjek një kurbë që ka të bëjë me një detyrë kryesore të kryeministrit të Kosovës, për kontrollin e territorit dhe vendosjen e ligjshmërisë. Albini, nga këndvështrimi i të qënurit kryeministër i Kosovës, po bën thjesht detyrën e tij. Në logjikën e një kryeministri i cili po kërkon të vendosë kontrollin, jo policesk, por ligjor në të gjithë territorin e Kosovës, këtu nuk ke pse të hysh në asnjë lloj debati, e bën mirë apo e bën keq. Të vetmen rezervë, që po diskutohet me Albinin, është koordinimi. Ky koordinim me Perëndimin, me NATO-n, është shumë i rëndësishëm. Shikoni se sa mirë po lëviz tani ingrazhi pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur, midis Perëndimit dhe Kosovës.

Mendoj që edhe kjo është pjesë e reflektimit të Albinit vetë dhe qeverisë së Kosovës, pas asaj mënyrë të gabuar, të dërgimit të trupave policore në komunat serbe. Nuk i tha njeri pse i çove, kërkuan koordinim. Në atë moment, po të mos kishin ndërhyrë trupat e NATO-s, do të bëhej masakër”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!