Gjatë procesit gjyqësor për dosjen Plumbi i Artë ka dëshmuar i pandehuri Henrik Hoxhaj ku ka vijuar rrëfimin e porosive për vrasjet me pagesë.
Hoxhaj fillimisht ka qene bashkepuntor i drejtesise por ky status me pas iu hoq nga SPAK. Gjate kesaj seance Hoxhaj ka rrefyer episodin e atentatit ndaj biznesit Lulzim Masha
Henrik Hoxhaj: 150 mije euro per djalin, 100 per te atin
Hoxhaj: Per Lulzim Mashen, porosine per kete rast Nuredini ma ka dhene ne Kosove, Gjilan atje rrinte.
Porosia fillimisht ishte per djalin e Lulzim Mashes por nuk e gjetem. Nuredini me tha se vajza e Lulzim Mashes kishte qene e fejuar me nje nga vellezerit Dizdari dhe pas ndarjes , keta Mashat nuk i kishin kthyer disa para apo prona qe Dizdaret kishin kaluar ne emer te tyre.
Armen per ngjarjen na e dha “sakati”, Nuredini na lidhi me te, kjo arme u perdor por i ngeci per dreq Skerdit at ditë une kisha berë prova 2 dite para kisha qelluar.
Spo gjenim te birin dhe menduam te godisnim te atin qe te vinte ky nga jashte, kshu i benim ne keto pune.
Kur beme ngjarjen ndaj Lulzim Mashes une degjoja cdo gje ne radio, se kisha radio policie. Skerdi doli huqi dhe i ngeci arma, ne radio jepeshin pershkrimet e tij, me kete bluze kaq i gjate etj.


