Plumbat drejt makinës në “Don Bosko”/ Identifikohet autori, shpërblim 5000 euro për këdo që jep informacion për 31-vjeçarin

schedule14:11 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 14:11 - 15 Dhjetor, 2023

Identifikohet autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte 42-vjeçari Rudolf Zefi, bashkë me të vëllanë, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Sipas Policisë së Tiranës autori i dyshuar i ngjarjes është Andrea Bregasi, banues në Tiranë.

Ndërkohë policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të japin informacion, ndërsa ka vendosur shpërblim 5 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm.

NJOFTIMI I PLOTE:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën “Don Bosko”, ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit “Benz”, ju informojmë se:

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!