Një burrë u vra, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur nga të shtenat me armë zjarri gjatë një tentative grabitjeje në Kamëz. Viktima është Agim Buci, 52 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në rrugen “OSBE”, ku çifti i bashkëshortëve është plagosur në dyqanin e tyre.
Të dy janë dërguar me urgjencë në spital, por burri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në gjoks. Ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dhënat e deritanishme flasin për 2 autorë të kësaj ngjarje, që janë ende të paidentifikuar.
Policia bën të ditur se janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës si dhe vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit./abcnews.al