Plumba drejt 2 shqiptarëve, humb jetën njëri prej tyre

schedule10:00 - 15 Gusht, 2019

schedule 10:00 - 15 Gusht, 2019

Një shqiptar ka humbur jetën në Gjermani pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në Wolfsburg, ndërsa nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe një shqiptar tjetër.

Siç shkruajnë mediat, një dëshmitar lajmëroi autoritetet rreth orës 22:00. Sipas tij, u dëgjuan të paktën gjashtë të shtëna nga një makinë në lëvizje. Ndërkohë dy shqiptarët po lëviznin në këmbë në trotuar.

Dy të rinjtë që i përkasin moshave 30 dhe 31 vjeç dhe u dërguan menjëherë në spital. Fatkeqësisht 30-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve të marra.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, por autoritetet kanë ngritur një grup hetimor me 20 zyrtarë. Ndërkohë pritet që në ditët në vijim trupi i viktimës t’i nënshtrohet autopsisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!