Plumba “CFO Pharma”/ Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë, autorët u arratisën drejt Kasharit

schedule11:27 - 18 Mars, 2025

schedule 11:27 - 18 Mars, 2025

TIRANË- Detaje të tjera dalin në skenë për sulmin me armë ndaj godinës së subjektit farmaceutik “CFO Pharma” në Tiranë.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, thotë se në pesë godinat e këtij subjekti janë pikasur plumba, ndërsa p deri tani janë gjetur mbi 30 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Nga kamerat e sigurisë, rezulton se autorët kanë lëvizur me një makinë  të vogël ngjyrë të errët.

Automjeti ka ndaluar dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të godinave të biznesit farmaceutik. Me pas ato janë larguar ne drejtim te Kasharit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!