“Plumb ballit”, Hoxha: Shqiptari që u vra në Ekuador e niste kokainën me avion, baza në Tiranë

schedule19:46 - 25 Janar, 2022

schedule 19:46 - 25 Janar, 2022

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” se shqiptari, Ergys Dashi që u ekzekutua pak ditë më parë në Ekuador ishte pikë kontakti e një organizate kriminale me qendër në Tiranë dhe që vepronte në Gjermani.

34-vjeçari nga Durrësi, që banonte në Tiranë, sipas Hoxhës prej gati tre vitesh jetonte në Ekuador dhe prej aty niste kokainën me avion nga aeroporti i Guayaquilit në drejtim të Frankfurtit.

Nga viti 2014 jemi duke e përmendur më shpesh Ekuadorin. Shqiptarët kanë vendosur kontakte me grupet më të mëdha. Në fillim shkuan për llogari të organizatave mafioze italiane dhe më pas krijuan linjat e tyre për të trafikuar kokainë drejt Europës, Australi, Afrikë dhe sikur kemi parë edhe në Shqipëri, ku policia kapi një ton kokainë.

Ngjarja e fundit ishte një nga këto elementë që dëshmon që rivaliteti mes grupeve shqiptarë është shtrirë edhe në Amerikë e Jugut. Duket si vrasja e Elton Çiços në ish-Bllok. Kemi një ekzekutor që ka përdorur një tufë me lule për t’u maskuar. Aty ka pasur edhe familjarë. Autori shkoi drejt dhe e qëlloi në ballë. Ra mbi tavolinë dhe u rrëzua në tokë. Gjatë të shtënave në largim e sipër autori plagosi edhe një nga vajzat në lokal.

Ergys Dashi është një personazh i njohur i përfshirë në trafikun e narkotikëve. Ishte nga Durrësi, banonte në Tiranë. Prej 3 vitesh qëndronte në Ekuador dhe në qytet portin më të madh të vendit, Guayaquil, niste ngarkesat drejt Europës. Ka përdorur ngarkesa cargo me avion.

Ai ishte një dërgues nga Guayaquil në drejtim të Gjermanisë drejt Frankfurtit. Ngarkesat kanë qenë jo në sasi të mëdha që jemi mësuar me këto me anije, kanë qenë më të vogla por me të shpeshta dhe priteshin në Frankfurt.

Ai rezulton që ka qenë aty si përfaqësues i një organizate të madhe të trafikut që e ka qendrën në Tiranë dhe aktivitetin e zhvillon në Gjermani dhe vendet e ulëta. Organizata që dyshohet se ka punuar viktima është shumë e njohur në Tiranë, që ende nuk është goditur nga drejtësia, por për shkak të aktivitetit të mëdha të saj. Paratë e përfituara përdoren për të investuar në industrinë e ndërtimit” tha ai.

Porositësi, sipas Artan Hoxhës nuk është shqiptar. “Shqiptarët në Ekuador punojnë me organizata kriminale vendase. Personi që rri aty është pika e kontaktit mes organizatës që e përpunon dhe e bën gati dhe asaj që e trafikon në Europë.

Kemi grupe shqiptarë që bashkëpunojnë me ekuadorianët, në betejë thirrjen organizatat lokale. Dyshimet janë se porositësi nuk është shqiptar. Në Ekuador nuk është e vështirë që të gjesh vrasës.

Viktima nuk është një personazh i një kalibri të rëndësishëm, që ndodhen në Ekuador. Pozicionet më të rëndësishme aty i kanë shqiptarë që jetojnë prej vitesh aty, sikur ishte Adriatik Tresa, apo Gramoz Rexhepi që sapo ka dalë nga burgu” deklaroi ai.

Në fund, Hoxha tha se kjo ngjarje do të jetë shumë e vështirë të zbardhet, lidhur edhe nga distanca mes autoriteteve dhe mungesa e pikave të kontaktit. Shpresa e vetme, u shpreh ai, është “një dëshmitar i penduar mund të ndihmojë”.

/ Abcnews.al