Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia: Plotësohet kuota në Kapshticë, pala greke ka pezulluar punën! Tensione në kufi

schedule10:07 - 16 Gusht, 2020

schedule 10:07 - 16 Gusht, 2020

Policia Kufitare e Kapshticës ka lajmëruar rreth orës 09:30 se kuota e caktuar e qytetarëve për të kaluar drejt Greqisë është plotësuar.

Sipas policisë nga ana e palës greke është pezulluar puna. Ajo apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës.

“Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.

Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim.

Qytetarët thonë se nuk janë njoftuar se kufizimi do të niste prej ditës së sotme, ndërsa pretendojnë se kuota prej 300 personash nuk është plotësuar pasi puna është pezulluar që në orët e para të mëngjesit.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi dje se kufizimi për kalimin e 300 personave do të nisë prej ditës së hënë, por rregulli i ri i mëngjesit të kësaj të diele ka sjellë tensione dhe përplasje në këtë pikë kufitare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!