Plotësohet grupi tek Interi, Conte rikuperon tjetër të infektuar me Covid-19

schedule12:37 - 1 Prill, 2021

schedule 12:37 - 1 Prill, 2021

Tjetër lajm i mirë për Interin. Pasi rezultuan negativë këtë javë Samir Handanovic dhe Matias Vecino në testet për Covid-19, ditën e sotme edhe Stefan de Vrij është shëruar nga virusi vdekjeprurës.

Sipas raportimeve të mediave italiane, slloveni rezultoi negativ në testin e kryer dhe do të jetë në dizpocion të trajnerit Conte për ndeshjen e kësaj fundjave me Bolognan. Kjo do të thotë se tashmë në kampin zikaltët ka mbetur vetëm Danilo D’Ambrosio pozitiv me koronavirus, por është thjesht çështje ditësh që edhe ai të shërohet.

 

Kujtojmë se ishin rastet e De Vrij dhe Vecinos që detyruan autoritet shëndetësore për ta shtyrë për një moment tjetër duelin me Sassuolon. Gjithsesi, Conte e ka pothuajse të gjithë grupin gati për ndeshje e radhës dhe të vazhdojnë aty ku e lanë garën për titullin e Serie A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!