Me përfundimin e ndeshjes Angli-Francë, ku fitimtarë dolën “gjelat” me rezultatin 2 me 1 është plotësuar dhe 4-shja, e cila do të nxjerri 2 ekipet finaliste të “Katar 2022”.
Në datën 13 dhjetor, në stadiumin “Lusail” do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmë-finale, mes Argjentinës dhe Kroacisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 20:00.
Në anën tjetër, Franca do të përballet në stadiumin “Al Bayt”, me “surprizën” e këtij Botërori, Marokun.
Këto dy përballje do të zbulojnë dhe finalistët e këtij ediocioni, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në datën 18 dhjetor. /i.m /abcnews.al