Plotësohen çiftet e 1/16-ve, Spanja gjen “Hirushen”, Belgjika sfidon “Gjelat”

schedule23:17 - 26 Qershor, 2024

schedule 23:17 - 26 Qershor, 2024

Ishte padyshim një fazë emocionuese.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Kampionati Evropian i futbollit, Euro 2024 uli siparin e fazës së grupeve, me plot 16 ekipe, që kanë arritur të sigurojnë “biletën”, për në raundin e parë me eleminim direkt, atë të 1/16-ve.

Kështu, gjithçka do të nisë me sfidat e 29 qershorit, atë “Olympiastadion”, mes “Helvetëve” të Zvicrës dhe “Të Kaltërve” italiane dhe atë të “Signal Iduna Park”, mes “Pancerave” organizatorë të kompeticionit dhe “Vikingëve” danezë, për të vijuar më pas me ato të së dielës, Angli-Sllovaki e Spanjë-Gjeorgji, me këta të funid që po përjetojnë një “përrallë” dhe do të luftojnë për të surprizuar një “gjigant” të madh të futbollit, si “Iberikët”.

Më 1 korrik, “Gjelat” francez do t’i shpëtojnë “flakëve” të “Djajve” belg, ndërsa “Luzitanët” portugezë sfidojnë Slloveninë, ku në rast fitoreje të Francës e Portugalisë do të shihnim në çerekfinale, një përsëritje të finales së madhe, të Euro 2016, ku Ronaldo me shokë siguruan titullin e parë kampion në historinë e tyre.

Ndërkaq, sfidat çerekfinale do të mësohen mbrëmjen e 2 korrikut, ku fillimisht Rumania do të tentojë “surprizën” ndaj “Tulipanëve” holandezë, ndërsa Austria do të kërkojë të dominojë edhe në fazën me eleminim direkt, ku përballë tyre kanë Turqinë. /i.m /abcnews.al 

Tabela e Euro 2024:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!