Plot vlera ushqyese, njihuni me vitaminat që gjenden te hurmat

schedule15:41 - 17 Prill, 2023

schedule 15:41 - 17 Prill, 2023

I njihni hurmat e Arabisë, frytën që dietologët e konsiderojnë si “minierën” e vitaminave. Kjo frutë është shumë e shëndetshme dhe përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.

Hurmat përmbajnë glukozë të lehtë natyrale që nuk është e dëmshme për shëndetin tonë. Ja disa nga vlerat shëndetësore të hurmave të Arabisë:

-Forcon mëlçinë dhe e bën të punojë më mirë,

-Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut,

-Zbut ashpërsinë e fytit dhe largon sekrecionet.

-Forcon muskujt dhe nervat si dhe vonon plakjen.

-Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet.

-Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun dhe zorrët e fëmijëve. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!