“Plot surpriza”, kush do të jenë figurat kryesore të qeverisë së Georgia Melonit

schedule12:56 - 26 Shtator, 2022

schedule 12:56 - 26 Shtator, 2022

Nën drejtimin e Georgia Melonit, qeveria e re pas përfundimit të epokës së Mario Draghit, do të jetë plot surpriza.

Duke pretenduar postin kryeministror pas rezultatit triumfues  të partisë së saj “Vëllezërit e Italisë” në zgjedhjet e djeshme parlamentare, duke tejkaluar 26%, politikanes 45-vjeçare i  bëhet thirrje të kompozojë strukturën e re qeveritare me të cilën do duhet të bashkëpunojë për çështjet më serioze të vendit.

Matteo Salvini, kreu i Lidhjes, pritet të qëndrojë në ministrinë e Brendshme dhe të trajtojë imigracionin në mënyrën e tij.

Një nga portofolet kryesore, ai i ministrisë së Jashtme, mund të mbetet në duart e ministrit aktual të Financave, Daniele Franco.

Nën drejtimin e tij, ekonomia italiane u rrit me6.6% në vitin 2021dhe nivelet e deficitit u mbajtën nën kontroll.

Kryeministri në largim, Mario Draghi vlerësoi personalisht Francon javën e kaluar duke thënë se ai shpresonte që qeveria e ardhshme “të ketë një ministër si ai.”

Megjithatë, sipas “Politico”, Meloni do të mbështesë Giulio Tremodi, njeriun e Berluconit.

Për tregjet evropiane, një zgjedhje e mirëpritur do të ishte edhe ajo e 63- vjeçarit Fabio Panetta , anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane.

Megjithatë, Panetta mund të jetë në garë për postin kryesor në Bankën e Italisë pasi mandati i Ignazio Visco përfundon në tetor 2023.

Sipas Bloomberg, ka një tjetër emër në lojë për ministrinë e Financave, ai i 68-vjeçarit Domenico Siniscalco.

Ish-ministri i Financave dhe Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave ka disa shpresa.

Megjithatë, ajo që Meloni e merr seriozisht është se gjysma e votuesve të partisë së saj janë “rebelë” të Lidhjes së Salvinit.

Por, dezertori më i rëndësishëm në “kampin” e Melonit është Giulio Tremodi, një ish-ministër financash në shumicën e qeverive të Berlusconit.

Ndërsa mandati i tij përfundoi me turp gjatë krizës së borxhit sovran, Tremodi është, ndër të tjera, një mbrojtës i vendosur i politikave të tregut të lirë dhe sipas mediave ndërkombëtare ministri i lartë i Financave.

Berlusconi në presidencën e Senatit?

Në të njëjtën kohë, shumë media italiane argumentojnë se 85-vjeçari Silvio Berlusconi, tre herë kryeministër, i cili zotëron një perandori mediatike dhe ekipin e futbollit të Serisë A, nuk i “ka dhënë” ende armët në politikë.

Ambiciet e tij politike nuk kanë mbaruar, dhe shumë raporte që tregojnë se miliarderi i madh i politikës italiane ka shpresa për të fituar postin e dytë më të lartë në vend: Presidencën e Senatit.

Pas përpjekjes së tij të dështuar për të marrë presidencën e Italisë janarin e kaluar, Berlusconi ka flirtuar hapur me presidencën e Senatit, një pozicion që do t’i jepte atij jo vetëm prestigj, por edhe imunitet gjyqësor./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!