Plot dy dekada në terren/ Inxhinieri i pyjeve, Bajram Kullolli rrëfen sfidat dhe vështirësitë e profesionit

schedule20:23 - 15 Shkurt, 2025

schedule 20:23 - 15 Shkurt, 2025

Bajram Kullolli që prej vitit 1984 ka punuar si inxhinier pyjesh në Librazhd, një zonë e cila në përbërjen e saj ka sipërfaqen më të madhe prej 80 mijë hektarë pyje e kullota.

Fillimet e punës së tij i kujton me emocione e nostalgji, ndërsa thotë se ky profesion është sa i bukur, aq edhe i vështirë.

Në të gjithë vitet e punës së tij, inxhinieri veçon kohën kur ka punuar pranë zonave të mbrojtura.

Librazhdi ka numrin më të madh të zonave të mbrojtura, ndërsa kërkesa për zgjerimin e këtyre sipërfaqeve ka qenë kusht i Bashkimit Europian.

Inxhinieri ka projektuar dhe ndërtuar mbi 10 teleferikë gjatë viteve ’90, që shërbenin për nxjerrjen e lëndës drusore nga thellësitë e pyjeve për në rrugë automobilistike.

16 shkurti është një datë simbolike e diplomimit të 34 inxhinierëve të parë në sektorin e pyjeve në vitin 1964 e cila përkon edhe me daljen në pension të Bajram Kullollit.

Ai mori pjesë në mbledhjen e fundit të inxhinierëve të pyjeve në Librazhd, me specialist të ndryshëm, ku u vlerësua dhe kontributi i tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!