Plot 12 vite te “furia roja”, Jordi Alba i jep “lamtumirën” kombëtares

schedule23:26 - 29 Gusht, 2023

schedule 23:26 - 29 Gusht, 2023

Pas plot 12 vitesh me Kombëtaren spanjolle, anësori i krahut të majtë të mbrojtjes, Jordi Alba ka njoftuar pasditen e kësaj të marte largimin nga përfaqësuesja e “furia roja”-s, për arsye të cilat ende nuk dihen.

Anësori i Inter Miami mësohet nga mediat spanjolle, të ketë njoftuar disa javë më parë Federatën Spanjolle të Futbollit, por me ndodhitë që këta të fundit po kalojnë këtë kohë njoftimi për largimin e Jordi Alba, kaloi në “plan të dytë”.

Përgjatë karrierës së tij me Kombëtare, anësori spanjolli zhvilloi gjithësej 93 paraqitje, ku arriti të tundte 10 herë rrjetën, si dhe të asistojë shokët e tij të skuadrës në 22 raste. Përsa i përket trofeve, Alba arriti të fitojë Kampionëtin Evropian të vitit 2012, si dhe edicionin 2022/2023, të Nations League. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!